LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike në Kinë 9.7 %

Rritja ekonomike në Kinë 9.7 %

Rritja e ekonomisë kineze vazhdon të jetë e fortë edhe tremujorin e parë të vitit 2011, me 9.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), por inflacioni është rritur duke arritur kështu në 5.4 për qind në muajin mars, në nivelin më të lartë që prej muajit korrik 2008, njoftoi Byroja Kombëtare kineze e Statistikave.

Rritja ekonomike ka ruajtur të njëjtin niveli si në tremujorin e mëparshëm, kur ishte me 9.8 për qind. Në vitin 2010, Prodhimi i Brendshëm Bruto kinez regjistroi një rritje prej 10,3 për qind duke i mundësuar vendit të renditet si ekonomia e dytë botërore para Japonisë.

Në tremujorin e parë, prodhimi industrial u rrit me 14.4 për qind dhe investimet në kapita fiks me 25 për qind, shtoi Byroja Kombëtare e Statistikave. "Kina është një investitor i përgjegjshëm dhe për një kohë të gjatë në tregun financiar”, theksoi presidenti kinez Wen, i cili u shpreh i bindur për stabilitetin e zhvillimit ekonomik dhe social të BE-së.

Ndërmarrjet kineze arritën shifra rekord në tregjet financiare amerikane, por po hasen me pengesa nga rregullat strikte të bursës së SHBA-së.


Sipas firmës së specializuar ”Renaissance Capital” kompanitë e vendosura në Kinë përfaqësuan 26.6 për qind të hyrjeve në Bursën e SHBA-së në vitin 2010 kundër 17,5 për qind një vit më parë. /Telegrafi/