LAJMI I FUNDIT:

Pritet rritje e eksporteve shqiptare drejt Evropës

Pritet rritje e eksporteve shqiptare drejt Evropës

Eksportet shqiptare pritet të njohin rritje drejt tregjeve të vendeve të Evropës Qendrore. Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese miratoi Protokollin shtesë dhe anëtarësimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Shqipërisë me vendet e Evropës Qendrore.

Pranvera Kastrati, drejtore e Politikave të Integrimit të Tregtisë, pranë Ministrisë së Ekonomisë, u shpreh se heqja e tarifave doganore do të rrisë eksportet shqiptare drejt këtyre vendeve.

Sipas saj, të ardhurat doganore do te kenë një efekt negativ vjetor prej 60 milionë lekë. Nga 1 janari i 2010 nuk zbatohen tarifa doganore në shkëmbimet e produkteve industriale ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të marrëveshjes së CEFTA-s. /Telegrafi/