LAJMI I FUNDIT:

Stavileci në Bruksel

Stavileci në Bruksel

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, së bashku me zyrtarë tjerë të njësive organizative të Ministrisë së Bujqësisë, të hënë kanë udhëtuar për një vizitë dy ditore në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e MBPZHR-së do të takohen me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, përkatësisht me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë dhe me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të KE-së. Po ashtu, gjatë kësaj vizite dy ditore, përfaqësuesit e MBPZHR-së do të takohen edhe me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe me ata të Këshillit Evropian.

Në këto takime, ministri Stavileci dhe zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë do t’i prezantojnë të arriturat e ministrisë lidhur me procesin e përafrimit me BE-në, si dhe me zhvillimet e reja për programimin e planit të zhvillimit rural (2014-2020) dhe reformën e Politikave të Përbashkëta Bujqësore (CAP).
Me organet relevante të BE-së do të diskutohet edhe për hapat e ardhshëm që duhet t’i ndërmarr Kosova për t’i përmbushur të gjitha kriteret e IPARD-it. /Telegrafi/