Konsumatori në Kosovë vazhdon të rrezikohet nga produktet ushqimore me afat të skaduar. Të paktën kështu vlerësojnë raportet e fundit, të publikuara nga shoqëria civile dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorit. Në anën tjetër, autoritetet vendore thonë se Kosova i ka krijuar të gjithë mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorëve.
Produktet e dyshimta, të cilat gjenden në tregun e Kosovës, po rrezikojnë shëndetin e kosovarëve. Udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se kërcënim për shëndetin e tyre janë produktet me afat të skaduar dhe prejardhje të dyshimtë. “Konsumatori në Kosovë është plotësisht i pambrojtur. Nëse vetëm 1 për qind nuk zbatohet Ligji për mbrojtjen e konsumatorit tek artikujt ushqimorë, në shëndetësi, në arsim, atëherë rezultat janë fatale”, thotë Kaçaniku.
Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL), ditë më parë, ka reaguar në lidhje me gjendjen e konsumatorit në Kosovë. Sipas të njëjtit, shitja e produkteve me afat të skaduar nëpër dyqane është shndërruar në një fenomen shqetësues, që rrezikon direkt shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Ndryshimi i afatit të skadimit të produkteve, sipas këtij instituti, është vepër shumë e rëndë, e cila dëmton konsumatorët, rrezikon shëndetin publik, çrregullon tregun si dhe cenon konkurrencën në treg.
Shpeshherë produktet ushqimore me afat të skaduar shiten edhe para syve të inspektorëve komunalë, por edhe para atyre të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), ka konkluduar Instituti Ballkanik i Politikave.
Flamur Kadriu, nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, pohon përpjekjet që po bëhen për të mbrojtur konsumatorët. “Vetëm për 1 vit e gjysmë – nga viti 2010 dhe deri në maj të 2011-ës – janë asgjësuar rreth 410 tonë produkte. Shumica prej tyre produkte të mishit, të cilat paraqesin rrezik më të madh për konsumatorin”, thekson Kadriu.
Bashkimi Evropian ka ligje për të ndihmuar dhe siguruar konsumatorët se prodhimet e blera janë të sigurta. Sipas shoqërisë civile, Kosova duhet të punojë në përmirësimin e gjendjes aktuale si dhe në harmonizimin e ligjit aktual me direktivat e BE-së për konsumatorin. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj