LAJMI I FUNDIT:

Pragë, mbi 10 mijë sindikalistë kërkojnë reforma

Pragë, mbi 10 mijë sindikalistë kërkojnë reforma

Më shumë se 10 mijë punëtorë nga mbarë Çeke, filluan një marshim proteste sot në Pragë me ftesë të Konfederatës Çeke të sindikatave si një paralajmërim të fundit për qeverinë për të ndaluar fillimin e reformave të nisura.

Aktivistët e sindikatës dhe punëtorë marshuan në rrugën kryesore të Pragës duke mbajtur pankarta me mbishkrime “Reforma po, por të drejta”.

Ekspertët e sindikatës kanë llogaritur se përmes reformave që po realizon qeveria në shëndetësi, fushën sociale, politikat tatimore, nëse shkojnë ashtu siç i ka parashikuar pushtetit, atëherë zvogëlon përdorimin e financave për shërbime publike për 1.4 miliardë euro. /Telegrafi/