Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, tashmë kanë edhe një arsye më shumë t’i gëzohen ofertave dhe çmimeve për komunikim mobil, të ofruara nga operatori i tyre. Kësaj radhe, IPKO ka prezantuar një model të ri tarifor i cili ofron një çmim të vetëm për thirrje, drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë.
Rrafsh, është modeli më i ri tarifor i telefonisë mobile IPKO, përmes të cilit konsumatorët e saj mund të bëjnë thirrje, apo të dërgojnë SMS, tek të gjithë operatorët mobil në Kosovë. Me “Rrafsh”, një thirrje drejt cilitdo operator mobil në Kosovë kushton 8.5 centë në minutë, ndërsa një SMS 6.5 cent.
“Prej ditës së parë të operimit të kompanisë IPKO në telefoni mobile, ne gjithnjë kemi synuar që ofertat tona të jenë të volitshme, të thjeshta, dhe të veçanta për të gjithë konsumatorët tanë”, tha Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO. Sipas tij, përdoruesit e tarifës Rrafsh, përveç se do të flasin dhe shkruajnë më shumë çdo ditë, ata kanë edhe një pako e cila e bën jetën e tyre më të thjeshtë.
Për ta aktivizuar këtë plan tarifor nuk ka asnjë kosto, ndërsa përdoruesit duhet të dërgojnë SMS tek numri “123”, me tekst “rrafsh”. Me ofertën “Rrafsh”, çdo minutë dhe SMS, drejt çdo operatori mobil në Kosovë, tarifohet me një çmim të vetëm, 24 orë në ditë, çdo ditë të javës.
Përveç ofertës Rrafsh, telefonia mobile IPKO së fundmi ka lansuar edhe pako me telefonat e mençur mobil, të prodhuesve të njohur botëror si Nokia, HTC dhe Samsung, me mundësi pagese deri në 12 muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj