LAJMI I FUNDIT:

Japonia nuk ndryshon politikën monetare

Japonia nuk ndryshon politikën monetare

Përkundër krizës së fundit pas termetit katastrofal në mars të këtij viti Banka Qendrore e Japonisë ka vendosur që të mos kërkojë ndihma të tjera financiare.

Në fuqi mbetet edhe më tej vendimi për interesin zero, kumtoi banka në Tokio. Japonia ka rënë gjatë tremujorit të parë të këtij viti në recesion.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha dhe ndaljes së prodhimit, industria e tretë më e madhe në botë nuk do të mund të rimëkëmbet para gjysmës së dytë të këtij viti, vlerësojnë ekspertët. /Telegrafi/