LAJMI I FUNDIT:

Strauss-Kahn lirohet nga burgu me kaucion

Strauss-Kahn lirohet nga burgu me kaucion

Ish-shefi i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, do të dalë sot nga burgu pas vendimit të gjykatës për pagesën e kaucionit në vlerë prej një milion euro. Por ai do të mbetet nën masa të rrepta sigurie, në burg shtëpiak.

Më parë gjykata ka ngritur edhe aktakuzë zyrtare kundër Strauss-Kahnit, i cili akuzohet ndër të tjera edhe për tentativë për përdhunim. Dominique Strauss-Kahn ka dhënë dorëheqje nga posti i tij i deritanishëm me shpjegimin se do të ruajë autoritetin e FMN-së dhe familjes së tij.

Një zëvendës i tij shpreson se së shpejti do të gjendet pasardhësi i shefit të FMN-së.

Për këtë post janë të interesuar SHBA-ja, Evropa, si dhe vendet në zhvillim. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi që për shkak të krizës financiare ky vend edhe për një mandat t’i takojë Evropës. "Në situatën e tanishme, kur kemi probleme të mëdha me euron dhe ku në masë është përfshirë edhe FMN-ja, shumë gjëra flasin se është e mundshme që edhe një herë në këtë post të zgjidhet një kandidat evropian", theksoi Merkel. /Telegrafi/