LAJMI I FUNDIT:

Borxhi i jashtëm i Maqedonisë 4.25 miliardë euro

Borxhi i jashtëm i Maqedonisë 4.25 miliardë euro

Borxhi i jashtëm i Maqedonisë ka arritur në 4.25 miliardë euro dhe kjo shifër është rritur deri në këtë nivel, pas marrjes së 220 milionë eurove gjatë muajve të kaluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Maqedonia me tërheqjen dhe marrjen e parave nëpërmjet kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe institucionet e tjera bankare është shndërruar si një nga vendet e rajonit me borxh më të lartë.

Borxhi i jashtëm i Maqedonisë ka arritur në 4.25 miliardë euro dhe kjo shifër është rritur deri në këtë nivel, pas marrjes së 220 milionë eurove gjatë muajve të kaluar nga FMN.

Me këtë Maqedonia ka hyrë në grupin e vendeve më borxhlinj, duke arritur afërsisht edhe Greqinë. Me këtë nivel të borxhit të lartë dhe me këto parametra nuk plotësohet kushti për hyrje në Unionin Monetar Evropian.


Ekspertët dhe institutet për ]çështje ekonomike kanë shfaqur alarmin për rrezikun nga thellimi i borxhit dhe se sipas tyre, tejkalimi i borxhit të jashtëm prej 60 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV) ka shkaktuar panikë edhe pranë vendeve anëtare të BE-së.

Ekspertët kanë vlerësuar se pagesa e bazës dhe kamatave të kredive gjatë viteve të ardhshme do të jetë deri në 500 milionë euro në vit dhe kjo shumë është e barabartë me investimet e planifikuara vjetore kapitale. /Telegrafi/