LAJMI I FUNDIT:

Shtraus Kan ka dhënë dorëheqje

Shtraus Kan ka dhënë dorëheqje

Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn, ka dhënë dorëheqje. Strauss Kan po mbahet në burg në Nju Jork, me akuzat për sulm seksual.

Përmes një deklarate, ai ka hedhur poshtë fuqishëm të gjitha akuzat kundër tij. Komunikata bëhet publike vetëm pak orë para se avokatët e Strauss Kan, të paraqiten për herë të dytë në gjykatë për një seancë për lirim me kusht.

Një gjyqtar, herën e parë ka hedhur poshtë kërkesën e Strauss Kan, për lirim me kusht, duke e argumentuar vendimin e tij se ekziston rreziku që tashmë ish shefi i FMN-së, mund të ik me aeroplan. /Telegrafi/