LAJMI I FUNDIT:

Organizohet edhe një panair punësimi

Organizohet edhe një panair punësimi

Në kuadër të bashkëpunimit të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) me institucionet edukativo-arsimore, e me qëllim të zbutjes së papunësisë në Kosovë, STIKK organizon Panairin e parë të punës, i cili do të mbahet më 19 maj në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nga ora 10 deri në ora 15:00

Panairi ka synim të prezantojë para studentëve dhe të interesuarve tjerë mundësitë e punësimit në disa prej kompanive të sektorit të TI-së në Kosovë. Gjithashtu ky nuk do të jetë panairi i vetëm sepse STIKK do të organizojë panaire të ngjashme me 26 maj në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe me 2 qershor ne Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN).

“Qëllimi i panairit është që të promovojë dhe menaxhojë kërkesën e të gjitha palëve të interesit për vlerën më të madhe të çdo kompanie, njeriun dhe punëtorin”, tha Vjollca Çavolli, Drejtoresha e STIKK.

ASSECO, Cacttus, EKONET, Frakton, ITBM Group, ITEG, Logistics Plus, RROTA etj janë disa prej kompanive që do të jenë pjesëmarrëse në kuadër të panairit të punës të organizuar nga STIKK. /Telegrafi/