LAJMI I FUNDIT:

Nafta mbi 98 dollarë për fuçi

Nafta mbi 98 dollarë për fuçi

Nafta bruto amerikane u rrit më shumë se 1 dollar në sesionin e sotëm në mbi 98 dollarë për fuçi, duke ndalur rënien në dy sesionet e fundit.

Rritja e vlerës së naftës bruto mbështetet nga rënia surprizë e stokut të benzinës në javën e kaluar duke shuar të gjitha shqetësimet se çmimi i lartë do pakësojë konsumin në konsumatorin e parë të energjisë në botë dhe në kulmin e sezonit të udhëtimeve.

Çmimet janë mbështetur edhe nga dobësimi në të gjithë tabelën i dollarit amerikan, megjithatë problemet e borxhit në europë dhe të dhënat nga shtetet e bashkuara kanë kufizuar optimizmin e investitorëve në treg.

Nafta bruto Brent e Londrës për qershorin u rrit 69 cent në 110.68 dollarë për fuçi. /Telegrafi/