LAJMI I FUNDIT:

Nishani kërkoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Nishani kërkoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në fjalimin para Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës ju bëri thirrje parlamentarëve të 47-të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, që ta pranojnë Kosovën në këtë institucion më të vjetër panevropian, pasi që, siç tha, sovraniteti i saj është kapitull i mbyllur. Kjo është hera e parë që një funksionar i lartë i Shqipërisë kërkon pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas burimeve diplomatike nga Strasburgu, tani një kohë të gjatë shqyrtohen mundësitë dhe kërkohet mënyrë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE). Disa burime pohojnë se Kosova mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës që nga viti 2013, gjë që, sipas të tjerëve është shumë optimiste, duke e pasur parasysh procedurën që duhet të zbatohet në Asamblenë Parlamentare të KE-së, ndërsa më pas edhe në Komitetin e ministrave.

Shqipëria për momentin kryeson me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë cilësi Nishani theksoi se çështja për statusin e Kosovës dhe integritetit të saj territorial është kapitull i mbyllur, raporton agjencia “Mia”.


“Rëndësia e angazhimit tonë për Kosovën dhe e angazhimit të Këshillit të Evropës është në atë që në Kosovë të promovohen të drejtat e njeriut, me çka të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim të përkatësisë etnike, do të kenë qasje të njëjtë në Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut dhe do të kishin institucione që punojnë në pajtim me kriteret evropiane”, tha Nishani.

Kosova si shtet i pavarur është pranuar nga 34 prej 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori