Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka kritikuar të hënën ata që mendojnë dhe kanë përhapur idenë se ekziston një komb kosovar. Ai u ka thënë të gjithë atyre që mendojnë kësisoj se nëse nuk e ndiejnë veten se i takojnë kombit shqiptar, le ta ndërrojnë kombin. Në anën tjetër, publicisti Nexhmedin Spahiu, ka mbrojtur sërish idenë se ekziston kombi kosovar.
Gjatë një fjalimi në hapjen solemne të konferencës dyditore me temën “Shekulli i shtetit shqiptar”, ambasadori Lauka ka hedhur kritika ndaj atyre që e kanë vënë në qarkullim tezën, siç e quajti ai, pseudo-shkencore, të ekzistimit të kombit kosovar. Ai shtoi se bartësit e kësaj ideje e kanë vetëm një qëllim, që ta lënë kombin shqiptar pa histori, dhe si rrjedhojë e kësaj, ta lënë atë edhe pa të ardhme.
“Ju e dini se kohëve të fundit na kanë dalë disa teza, edhe të prodhimit vendor, por edhe nga importi, për një histori alternative, një histori tjetër nga jo që njohim deri tani. Me gjykimin nga ato që di, me këto teza pseudo-shkencore, bartësit e tyre kanë vetëm një qëllim. Cili është qëllimi i tyre? Që shqiptarët t’i lë pa histori, t’ua vjedhin historinë, t’i lënë pa kujtesë historike dhe duke e lënë pa histori dhe pa kujtesë historike do të thotë që t’i lëmë pa të ardhme, sepse një popull dhe një komb pa histori nuk ka as të ardhme”, ka thënë Lauka.
Kurse publicisti Nexhmedin Spahiu i ka thënë Kosovapressit përmes telefonit se ekziston kombi kosovar.
“Sigurisht që ekziston, me vetë faktin se çdo shtet ka pronarin e vet edhe pronari i shtetit të Kosovës sigurisht se është kombi kosovar, janë shqiptarët e Kosovës të cilët e përbëjnë kombin”, ka thënë Spahiu.
Ndërsa, ambasadori Lauka u është drejtuar atyre që mendojnë se ekziston kombi kosovar, duke u thënë se mbi ç’bazë dhe ide u ballafaquan, qëndruan dhe luftuan shqiptarët e Kosovës përballë Serbisë. Sipas tij, e tërë ajo qëndresë u bë mbi motivin e kombit shqiptar, kulturës e gjuhës shqipe.
“Përgjigja është fare e thjeshtë edhe për kalamajtë e shkollës, e lë më për këta manipuluesit dhe spekuluesit e rinj, mohuesit e Tiranës dhe Prishtinës. Kjo përgjigje është kjo që po them më poshtë dhe që ju e dini dhe të gjithë e dinë që shqiptarët e Kosovës fituan me gjuhën shqipe, fituan me kulturën shqiptare, me traditat shqiptare, ata u udhëhoqën nga modelet e heronjve shqiptarë, realë, të gjallë, jo mitikë, por me emra konkretë”, ka thënë ai.
Kësaj deklarate të Laukës, publicisti Spahiu i përgjigjet duke thënë se edhe bullgarët kanë qëndrim se nuk ekziston kombi maqedonas edhe serbët që nuk ekziston kombi malazez, edhe rumunët që nuk ekziston kombi moldav. Prandaj, sipas tij, kjo është një gjë e natyrshme për të gjitha ato shtete që kanë pretendime të zgjerohen territorialisht.
“Edhe bullgarët kanë qëndrim se nuk ekziston kombi maqedonas, edhe serbët që nuk ekziston kombi malazez, edhe rumunët që nuk ekziston kombi moldav. Kjo është një gjë e natyrshme, sepse të gjitha këto shtete pretendojnë zgjerimin e territorit të veta dhe nuk pajtohen që nga gjaku i tyre të lind një komb i ri. Ky është qëndrim dominant, nuk është një qëndrim i tij personal, është një qëndrim dominant edhe në Shqipëri, e fatkeqësisht edhe në Kosovë”, ka thënë Spahiu.
Për ata që e mohojnë se i takojnë kombit shqiptar, ambasadori Lauka e ka një porosi, ta kërkojnë ndonjë komb tjetër.
“Ai që e ndjen veten se nuk i takon këtij kombi, është i lirë të zgjedh një komb tjetër, sepse jemi në demokraci, s’ka problem. Bën zgjedhjen e vet. Kush e ndjen se s’e ka kombin e vet, është i lirë të kërkojë, sepse edhe mund ta gjejë. Por në gjykimin tim, shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë të kërkojnë komb, ata e kanë, dhe jo vetëm e kanë, por janë lulja e kombit shqiptar”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë