LAJMI I FUNDIT:

Mallorca përjashtohet nga Europa League

Mallorca përjashtohet nga Europa League

UEFA ka vendosur që të mos japë leje klubit nga La Liga, Mallorca, për të luajtur në sezonin e ardhshëm të Europa League.

Mallorca përfundoi në pozitën e pestë sezonin e kaluar dhe kështu siguroi një vend për Europa League, ndërsa problemet financiare kanë detyruar UEFA-n ta përjashtojë Mallorcan për mospërmbushje të kritereve.

“Në bazë të të gjitha rekomandimeve të ekspertëve, komisioni disiplinor mendon se klubi nuk ka përmbushur kriteret e nevojshme për licencën në pajtim me rregullat e licencimit të UEFA-s, pasi që klubi nuk i ka përmbushur obligimet sikurse është definuar në rregullore”, shkruan në komunikatën e UEFA-s.

Reagimi i Mallorcas ishte i shpejtë: “Vendimi i UEFA-s është mjaft befasues si në formë ashtu dhe në substancë. Klubi do të shqyrtojë hapat legal pasi të pranojë gjithë rezulutën. RCD Mallorca pendohet për zhgënjimin që do t’u sjell tifozëve vendimi i UEFA-s”, shkruan në komunikatën e klubit ishullor. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Bundesliga
Klubi i Ligës së Parë, Rilindja 74 suspendon portierin pasi dyshon në paraqitjen e tij

Klubi i Ligës së Parë, Rilindja 74 suspendon portierin pasi dyshon në paraqitjen e tij

Liga e Parë
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar ndaj Monacos

Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar ndaj Monacos

Liga e Kampionëve
Barcelona e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit, por problem është klauzola e lartë e tij

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit, por problem është klauzola e lartë e tij

La Liga
Po shkëlqen këtë sezon, Man Utd e shpërblen yllin e ekipit me kontratë të re

Po shkëlqen këtë sezon, Man Utd e shpërblen yllin e ekipit me kontratë të re

Premier League
Kalo në kategori