LAJMI I FUNDIT:

Bayern do të bëjë ofertë për Caceres

Bayern do të bëjë ofertë për Caceres

Kampioni i Bundersligës, Bayern Munich, raportohet se është duke përgatitur ofertë për mbrojtësin e Barcelonës, Martin Caceres.

Uruguaiani kaloi sezonin e kaluar si i huazuar te Juventus nga Barcelona, por Zonja e Vjetër nuk e shfrytëzoi opsionin për të nënshkruar me të.

Kjo e ka bërë amerikano-jugori një lojtar të dëshiruar në tregun e transferimeve, duke marrë parasysh se Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për të.

Milan po ashtu është lidhur me mbrojtësin në disa javët e fundit, por raportet e fundit bëjnë të ditur se ai mund të jetë në rrugë për të luajtur në Bundesliga, me Bayernin që bëhet gati ta transferojë atë. /Telegrafi/