LAJMI I FUNDIT:

Giggs: Liverpooli, sfidues për titull

Giggs: Liverpooli, sfidues për titull

Mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se Liverpooli është në gjendje të jetë sfidues i denjë për titullin e Ligës Premier.

“Liverpooli ka një menaxher të ri dhe është e vështirë të themi se çfarë do të bëjnë ata. Dy vite më parë ata ishin shumë pranë titullit dhe kurrë nuk mund t’i mos llogaritni. Vetëm varet nga ajo se si shkon.

“Është e rrezikshme të përjashtojmë nga gara një ekip me historinë e Liverpoolit. Ata kanë tituj të fituar ashtu si ne. Ju nuk mund ta mohoni këtë. Ata janë klub i madh dhe ekip shumë i madh”, deklaroi Giggs. /Telegrafi/