LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Jemi të interesuar për Donovan

Mancini: Jemi të interesuar për Donovan

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka njoftuar se ai është në kërkim të mesfushorit të La Galaxy, Landon Donovan.

“Donovan është lojtar i mirë. Është e mundshme që ta transferojmë”, theksoi Mancini për Sky Sports News.

Trajneri italian deri më tani ka shpenzuar mjaft shumë në transferime të lojtarëve të klasit botëror, ndërsa së shpejti pritet transferimi i talentit të Interit, Mario Balotelli, por nëse transferohet edhe Donovan, atëherë City lirisht mund të llogaritet kandidat për titull në Kampionatin anglez. /Telegrafi/