LAJMI I FUNDIT:

Ozil drejt Spanjës?

Ozil drejt Spanjës?

Ylli i Werder Bremenit, Mesut Ozil, është parë në Barcelonë i shoqëruar nga familjarët e tij, në kohën kur Werderi po kërkon një klub nga i cili do të mund të përfitojë para të majme nga shitja e mesfushorit të talentuar.

Sipas Sport, Ozil i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij, është parë duke shëtitur nëpër Barcelonë duke bartur fanellën e Barcelonës me mbishkrimin e Lionel Messit.

Mësohet se Ozil ka zgjuar spekulime të mëtutjeshme, pasi që gjatë kohës sa qëndroi në Spanjë, ai udhëtoi edhe në Madrid.

Edhe Barcelona edhe Real Madridi janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit gjerman. /Telegrafi/