LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Dua pushim dimëror

Ferguson: Dua pushim dimëror

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka këmbëngulur se pushimi dimëror është esencial për Ligën Premier, nëse Anglia ka ndërmend të ketë sukses në gara të mëdha.

“Federata Angleze (FA) duhet t’i japë vendit rastin më të mirë për të pasur sa më shumë sukses në Botëror. Për shkak të natyrës së lojës tonë dhe për shkak kërkesave televizive që të ketë futboll çdo javë, ideja e një pushimi dimëror, për të cilën po bëj thirrje që 30 vjet, nuk ka arritur as të hyjë në veshin e krerëve. Ata duhet të dinë se kur e dërgojnë ekipin në Botëror, ata e kanë hendikepuar atë”.

“Kalendari anglez është kërditës. Në shumicën e dhjetorëve ne luajmë nga tetë ose nëntë ndeshje, në kohën më të keqe të vitit. Fushat janë të këqija, moti është i keq dhe në pjesën e dytë të sezonit gjeni lojtarë të cilët kanë lëndime muskulore, për shkak të rëndësisë së ndeshjeve që janë duke luajtur”.

“Më pas, në fund të sezonit kur e dinë se duhet të luajnë në Kampionatin Botëror apo në Kampionatin Evropian, ata nuk janë 100% të gatshëm. Atyre u nevojitet faktori pushues që e kthen energjinë në sistem. Gjermania gjithmonë ka një pushim të gjatë në janar dhe paraqitet në Botëror më mirë se sa pritet”.


“Referimi? Mendoj se kanë qenë dy ose tri vendime ndaj nesh, vendime të gjyqtarit, të cilat na vranë në të dy ndeshjet ndaj Chelseat. Kemi pasur nevojë vetëm për një pikë, nëse do të kishim barazuar në një prej atyre ndeshjeve, atëherë do ta kishim fituar Ligën Premier”, deklaroi Ferguson. /Telegrafi/