LAJMI I FUNDIT:

Marotta mirëpret ofertat për Diego dhe Melo

Marotta mirëpret ofertat për Diego dhe Melo

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se Juventusi do të shqyrtojë çdo ofertë që vjen në adresë të klubit nga Olimpico i Torinos, për dyshen braziliane, Felipe Melo dhe Ribas Diego.

“Diego dhe Melo zënë një vend të rëndësishëm në projektin tonë, por nëse vjen ndonjë ofertë e rëndësishme, atëherë ajo do të merret parasysh”.

“Kjo nuk vlen vetëm për ata. Sot në futboll ka shumë pak lojtarë të cilët janë të patransferueshëm. Të jem më konkret, ne duhet të bëjmë sakrifica me stafin tonë të lojtarëve, sepse asnjë klub nuk mund të injorojë ofertat serioze”, u shpreh Marotta. /Telegrafi/