LAJMI I FUNDIT:

Hodgson: Nuk mjafton vetëm Cole

Hodgson: Nuk mjafton vetëm Cole

Bosi i Liverpoolit, Roy Hodgson, ka pranuar se transferimi i Joe Cole nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse Liverpooli synon të fitojë tituj sezonin e ardhshëm.

“Nuk do të jetë një gjë që do të ndryshojë brenda natës. Sezoni i kaluar ishte shumë zhgënjyes për klubin në çdo aspekt, që si kulminacion pati largimin e një menaxheri të njohur. Ju nuk mund të ndryshoni shumë gjëra me një transferim ose dy. Unë nuk do të doja që t’i thosha publikut të Liverpoolit se gjithçka është mirë sepse kemi transferuar Joe Cole”.

“Ka edhe shumë punë për t’u bërë edhe shumë lojtarë janë të nevojshëm dhe ne si ekip duhet të sigurohemi që kur të hyjmë në fushë t’u tregojmë tifozëve se diçka ka ndryshuar. Më pas duhet të shpresojmë se ata do të na mbështesin, ashtu siç e kanë mbështetur klubin në të kaluarën”.

“Ne duhet të kthejmë atmosferën e mirë në klub, atmosfera e Liverpoolit të cilën e njoh dhe e përjetova. Ne duhet ta largojmë ndjenjën se gjithçka nuk është në rregull dhe se klubi është duke u rrënuar, pasi që ky nuk është rasti”, ka thënë Hodgson. /Telegrafi/