LAJMI I FUNDIT:

Marchisio: Nuk do të dështojmë

Marchisio: Nuk do të dështojmë

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka shfaqur mentalitetin e hekurt të skuadrës në prag të fillimi të sezonit të ri, duke thënë se Bianconerët nuk do të dështojnë më.

“Sezoni i kaluar? Më mësoi se asgjë nuk është e pamundur dhe na mësoi që edhe nëse jemi top ekip, atëherë duhet të luftojmë për të qenë në vendet e para. Pjesa e parë e vitit 2010 nuk ishte e mirë. Ne do të duhet të bëjmë gjithçka për të rifilluar. Të gjithë e kanë vullnetin për të luajtur më mirë dhe për të parandaluar gabimet e sezonit të kaluar”.

“Ekipi nuk ka ndryshuar dhe aq, ndërsa ata që kanë ardhur kanë luajtur mirë nëpër klubet e tyre. Ata e dinë se sa i rëndësishëm është klubi dhe se sa i rëndësishëm do të jetë sezoni i ardhshëm. Juventusi është ekip i fortë dhe këtë duhet ta dinë të gjithë”, deklaroi Marchisio. /Telegrafi/