LAJMI I FUNDIT:

Edhe Interi në kërkim të Ozil?

Edhe Interi në kërkim të Ozil?

Mesfushori i talentuar gjerman, Mesut Ozil, në horizontin e të interesuarve tani ka edhe kampionin e Evropës, Inter.

Sipas raportit në të përditshmen gjermane Bild, Rafa Benitez ishte i interesuar në Ozil para se ai të largohej nga Liverpooli. Tani si trajner i Interit, ai mund të ndikojë te Massimo Moratti, që ky i fundit të ketë fjalën e fundit sa i përket të ardhmes së gjermanit.

Ozil vlen 25 milionë euro, shumë që do të mbulohej pa problem nga Interi, marrë parasysh se Balotelli pritet të largohet drejt Cityt për mbi 30 milionë euro dhe duke marrë parasysh 100 milionë eurot tjera që i ka në dispozicion për këtë afat kalimtar veror.

Për Ozil pos Interit, janë shprehur të interesuar edhe Arsenali, Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Chelsea. /Telegrafi/