LAJMI I FUNDIT:

Ndalen negociatat për Van der Wiel

Ndalen negociatat për Van der Wiel

Ajaxi ka konfirmuar se negociatat me Bayern Munichun kanë mbaruar sa i përket çështjes së transferimit të mbrojtësit, Gregory Van der Wiel, pasi që palët dështuan të arrijnë një marrëveshje.

“Ajaxi dhe Bayerni nuk janë më në bisedime për Gregory Van der Wiel”, thuhet në komunikatën e lëshuar të mërkurën pasdite nga klubi holandez.

Padyshim se ky dështim në negociata i ka hapur rrugë largimit të Martin Jol nga Ajaxi, pasi që holandezi ka kërkuar nga bordi i Ajaxit para shtesë për transferime, gjë që do të bëhej e mundur po të shitej Van der Wiel. /Telegrafi/