LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy gjyqtarë në LK

Edhe dy gjyqtarë në LK

FIFA ka ratifikuar vendimin e UEFA-s për përdorimin e dy gjyqtarëve shtesë prapa golave në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga sezoni i ardhshëm për dy sezonet në vijim.

Përfshirja e dy gjyqtarëve shtesë së pari u publikua në maj, kurse tani do të merr jetë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm në garën elitare të klubeve evropiane, ashtu si në kualifikimet për Euro 2012. Ky vendim u mor në mbledhjen e bordit të FIFA-s në Cardiff.

Ky ndryshim u miratua pas suksesit me dy gjyqtarët shtesë në ndeshjet e Europa League. Gjyqtarët prapa golave kanë për detyrë t’i ndihmojnë gjyqtarit kryesor në situatat kontroverse brenda zonës së gjashtëmbëdhjetëmetërshit.

FIFA gjithashtu konfirmoi se nuk do të bisedohet për implementimin e teknologjisë në vijën e golit deri në takimin e përgjithshëm vjetor në tetor. /Telegrafi/