LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Eduardo lojtar i Shakhtarit

Zyrtare: Eduardo lojtar i Shakhtarit

Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo, ka kompletuar edhe zyrtarisht kalimin e tij te Shakhtar Donetsk ku ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

27-vjeçari do të përfitojë nga 50.000 funte në javë dhe përkundër interesimit të shumë klubeve me renome, ai vendosi të kalonte për 7.5 milionë funte te klubi ukrainas.

“Sot më 21 korrik, FC Shakhtar ka transferuar kroatin me origjinë braziliane Eduardo Da Silva nga Arsenali. Eduardo ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, detajet e të cilës u vendosën në Donbas Arena të Donetskut”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi ukrainas. /Telegrafi/