LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nuk kam presion nga Berlusconi

Allegri: Nuk kam presion nga Berlusconi

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka këmbëngulur se ai nuk është nën presion nga presidenti, Silvio Berlusconi, ndërsa thotë se beson në aftësitë e Ronaldinhos.

“Unë nuk e kam shpinën për muri dhe Berlusconi nuk ka vënë kurrfarë presioni mbi mua. Unë dua rezultate dhe një ekip konkurrues, ndërsa ne natyrisht nuk do t’i shikojmë ekipet tjera duke fituar”.

“Berlusconi është president dhe ai i ka idetë e tij. Cilësitë e Ronaldinhos nuk janë vënë kurrë në pikëpyetje. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por individualiteti nuk është gjithçka në futboll. Gjëja më e rëndësishme është që të dish se si ta integrosh veten në grup. Grupi duhet të punojë shumë për individin, por ai duhet të punojë shumë për grupin”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/