LAJMI I FUNDIT:

Cech mungon në fillim të sezonit

Cech mungon në fillim të sezonit

Portieri i Chelseat, Petr Cech, pritet që të mungojë në fillim të sezonit të ri, për shkak të një dëmtimi të muskulit të pulpës së këmbës së djathtë, konfirmoi klubi nga Stamford Bridge.

28-vjeçari e pësoi këtë dëmtim gjatë stërvitjes dhe pritet që të mungojë së paku për një muaj. Ky lëndim e lë Cech jashtë ndeshjeve parasezonale, ashtu si jashtë Superkupës së Anglisë ndaj Manchester United dhe së paku ai do të mungojë në sfidën e parë të sezonit të ri në Ligën Premier ndaj WBA më 14 gusht.

Cech pësoi një dëmtim të tillë edhe në sezonin që sapo e lamë pas ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, me ç’rast mungoi në disa prej ndeshjeve kryesore gjatë shkurtit dhe marsit. Tani për të okupuar portën do të luftojnë Ross Turnbull dhe Henrique Hilario. /Telegrafi/