LAJMI I FUNDIT:

Branca: Totti, mos e ke nxehtë?

Branca: Totti, mos e ke nxehtë?

Drejtori i Interit, Marco Branca, i është përgigjur kapitenit të Romës, Francesco Totti, që pati deklaruar se Romës i janë vjedhur dy Scudetto në të kaluarën dhe se Interi është i mbrojtur nga të gjithë.

“Unë e kuptoj Tottin që ai duhet të shprehet, por mendoj se e ka ekzagjeruar dhe ishte mosrespektues sa u përket Scudettove të vjedhura”.

“Ai ka treguar mungesë të respektit për ata që janë duke e dominuar futbollin italian, por pasi që ka thënë këtë, unë vetëm do ta përqafi. Ndoshta ai është kapluar nga të nxehtit e kësaj vere”, u shpreh Branca për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/