LAJMI I FUNDIT:

Hodgson: Cole te Liverpooli, jo për para

Hodgson: Cole te Liverpooli, jo për para

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, pohon se mesfushori i porsatransferuar, Joe Cole, ka shkuar në Anfield për shkaqe të lidhura me futbollin dhe jo për shkaqe ekonomike.

“Unë jam shumë i kënaqur sepse çdo brengë se do të ishte një ankand në lidhje me arsye ekonomike, u zhduk shpejtë pas një bisede të gjatë me Joe Cole. Ai do të jetë një nga lojtarët më të paguar sepse ai është një transfer i lirë dhe ai do të është mjaft i vlefshëm në treg. Ne kemi dashur të bëjmë të qartë se ne e duam atë këtu për shkaqe të lidhura me futbollin dhe vetëm nëse ai do të pranonte strukturën tonë të pagesave”.

“Unë jam i kënaqur të them se Joe Cole e ka zgjedhur Liverpoolin vetëm për të luajtur futboll dhe jo për para. Kjo është një gjë që më kënaq mua si menaxher dhe vetë klubin. Ai është një nga mesfushorët ofensiv më të mirë në Angli. Paraqitjet e tija për Chelsean dhe Anglinë gjatë viteve e kanë treguar këtë”.

“Ai është një lojtar që mund të luaj në një numër pozitash sulmuese, të cilat janë mjaft të dobishme. Ai është një lojtar cilësor. Njerëzit mund të flasin për cilësinë në mënyra të ndryshme, por për mua ai ka një cilësi të përgjithshme që e bën atë një lojtar të mirë dhe një që ne shpresojmë që mund ta përdorim shumë duke filluar nga ky vit”, ka thënë Hodgson. /Telegrafi/