LAJMI I FUNDIT:

Jol: Po bisedoj me Ajaxin, Fulhami më kërkon

Jol: Po bisedoj me Ajaxin, Fulhami më kërkon

Trajneri i Ajaxit, Martin Jol, ka deklaruar se ai është kontaktuar nga drejtuesit e Fulhamit për të përmbushur vendin e lënë bosh nga Roy Hodgson, i cili mori drejtimin e Liverpoolit.

“Fulhami është i interesuar dhe më ka kontaktuar me anë të shumë njerëzve, por unë nuk do t’i jap Ajaxit ultimatum. Të mërkurën do të vazhdojnë bisedimet me Ajaxin, këto bisedime po zgjasin që disa ditë dhe mund të zgjasin edhe disa javë”.

“Unë jam i brengosur për Ajaxin, por edhe bordi është i brengosur sepse duhet t’i lëmë disa lojtarë të largohen. Ka interesim për disa nga top lojtarët tanë dhe kjo është arsyeja pse jam i brengosur. Ne nuk jemi në negociata. Është më shumë një situatë sikurse, ‘si të gjejmë një zgjidhje?’. Ne shohim klube tjera janë aktive në tregun e transferimeve, Ajaxi ende jo”, deklaroi Jol para gazetarëve. /Telegrafi/