LAJMI I FUNDIT:

Valdano: Të gatshëm për triumf

Valdano: Të gatshëm për triumf

Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ka siguruar tifozët se Los Blancos do të bëjnë më të mirën për të fituar të gjitha ndeshjet e sezonit të ri në La Liga, shorti i të cilit u hodh të martën.

“Ne duhet të luajmë ndaj të gjithëve dhe të tregojmë cilësinë e kampionatit pas triumfit në Botëror. Ne ndjehemi gati ta bëjmë atë. Unë do të doja të përgëzoja Federatën Spanjolle dhe lojtarët për triumfin e tyre. Ne jemi kënaqur së shikuari dhe festuari. Ky sukses u dha të gjithëve emocione. Lojtarët kanë ditur se si ta prezantojnë futbollin tonë me dinjitet”.

“El Classico do të luhet në periudhë të njëjtë si vitin e kaluar. Ne shpresojmë të jemi në formë të mirë kur të vijë koha. Ne tashmë do të kemi luajtur në Ligën e Kampionëve dhe deri atëherë do të kemi gjetur momentin tonë”.

“Mourinho është i apasionuar për futbollin dhe ai e bën të veten me punën e tij. Të jesh i dijshëm për futbollin është me rëndësi, por të jesh në gjendje të transmetosh emocionet është një gjë edhe më speciale. Suksesi i tij në të kaluarën bart vlera për aftësinë e tij në ndërtimin e ekipeve fituese”, deklaroi Valdano. /Telegrafi/