LAJMI I FUNDIT:

Vargas në radarin e Juves, Realit dhe Barcës

Vargas në radarin e Juves, Realit dhe Barcës

Agjenti i Juan Manuel Vargas ka thënë se Fiorentina është në pritje të ofertave nga Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi për klientin e tij.

Fiorentina tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin se nuk ka në plan shitjen e lojtarëve të rëndësishëm, por ende ka shumë pyetje që kërkojnë përgjigje sipas agjentit, Gustavo Ghezzi.

“Unë mund të konfirmoj fjalët e drejtorëve të klubit, pasi që për momentin nuk ka oferta për Vargas. A do të takohem me drejtorin Pantaleo Corvino? Tani për tani nuk kam ndonjë termin me të, por nëse do të takohem me të, nuk do të jetë një gjë e keqe”, tha Ghezzi.