LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ofron 20 milionë për Neymar?

Chelsea ofron 20 milionë për Neymar?

Chelsea thuhet të ketë bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh për supertalentin e Santos, Neymar.

Globoesporte pohon se pasi i është kthyer prapa oferta prej 15 milionë euro, Ancelotti ka vendosur të rrisë ofertën e tij në 20 milionë euro. Për Neymar në të kaluarën, Santos është dashur të refuzojë oferta nga Manchester City dhe West Ham.

Ishte pikërisht babai dhe agjenti i futbollistit brazilian që refuzoi kalimin te City apo West Ham, duke thënë se ai ka dëshirë që i biri i tij të luajë në një skuadër të fuqishme evropiane. /Telegrafi/