LAJMI I FUNDIT:

Milito: Mascherano lojtar i Interit

Milito: Mascherano lojtar i Interit

Golashënuesi i dyfishtë i finales së madhe të Madridit, Diego Milito, ka deklaruar se bashkëkombësi i tij Javier Mascherano, mund të konsiderohet tashmë lojtar i Interit.

“Ne mezi presim që Mascherano t’i bashkohet Interit. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë këtu dhe është në dorë të disa njerëzve që ky transferim të përfundojë me sukses. Nga pikëpamja ime, ne po e marrim mesfushorin defensiv më të mirë në botë dhe Maradona e vlerëson atë si një nga tre futbollistët më të rëndësishëm të Argjentinës, bashkë me Messin dhe Tevezin. Ja sa shumë vlerësohet Mascherano”.

“Mendoj se është jorealiste që Liverpooli të mendojë se mund ta mbajë Mascheranon kur ata dinë mjaft mirë se nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe se nuk mund ta sfidojnë Manchester Unitedin dhe Chelsean për titullin. Bosi (Benitez) dhe Mascherano kanë marrëdhënie të mira, kështu që nuk ka klube tjera në letër për të, duke përfshirë dhe Barcelonën. Ai ka kërkuar për një kohë që të bashkohet, por kur këtu erdhi bosi (Benitez), mendoj se është vulosur që Mascherano të jetë lojtar i Interit”.

“Benitez e ka bërë të qartë se ai dëshiron një sezon tjetër sikurse që pati Mourinho vitin e kaluar. Mascherano është një fitues natyral i lindur. Atij do t’i pëlqejë që të jetë në një klub ku mund të fitojë titujt më të mëdhenj. Mendoj se do të jetë e vështirë për Liverpoolin të mbajë top lojtarët, përfshirë këtu Gerrard dhe Torres, por kjo nuk më intereson”.


“Unë do të doja që Tevez të vijë këtu ashtu si Mascherano, por nuk mendoj se kjo do të jetë e mundur këtë verë. Manchester City është në një pozitë ku nuk ka nevojë të shesë, por Tevez më ka thënë se do të dëshironte të luante në Itali në të ardhmen”, përfundoi Milito. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Ndërkombëtare
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

La Liga
“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

La Liga
Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Ligat tjera
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Kalo në kategori