LAJMI I FUNDIT:

City dhe United në luftë për Balotellin

City dhe United në luftë për Balotellin

Manchester City pritet të përballet në derbin e parë lokal me Manchester Unitedin më herët se ç’është paraparë edhe atë për sulmuesin e Interit, Mario Balotelli.

Massimo Moratti të premten kishte konfirmuar se në adresë të Interit kishte ardhur një ofertë prej 25 milionë eurosh nga City, ofertë që u refuzua, përderisa negociatat me Cityn për Balotellin janë duke vazhduar.

Ky lajm nuk u prit mirë në Old Trafford, pasi që Manchester United, sipas mediave italiane, është kundërpërgjigjur me një ofertë prej 35 milionë euro për SuperMarion që nuk besohet se do të refuzohet, marrë parasysh dhe Ligën e Kampionëve. Pritet së shpejti edhe kundërpërgjigja e Roberto Mancinit dhe ‘qytetarëve’ të tij.

Ka zëra se Balotelli nuk do t’i bashkohet klubit në turneun parasezonal në ShBA dhe sipas Sky Sport Italia, ky është një indikacion i qartë se Super Mario Balotellin së shpejti mund ta shohim në Ligën Premier. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Ndërkombëtare
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

La Liga
“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

La Liga
Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Ligat tjera
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Kalo në kategori