LAJMI I FUNDIT:

Beckham e dëshiron Ronaldinhon në LA Galaxy

Beckham e dëshiron Ronaldinhon në LA Galaxy

David Beckham është duke bërë presion në drejtuesit e LA Galaxy për ta transferuar Ronaldinhon në kampionatin amerikan MLS, por Milani nga ana tjetër sipas pohimeve të agjentit Roberto De Assis, i ka ofruar një kontratë të re.

E ardhmja e Ronaldinhos është ende në ‘ajër’ pasi ai u shpreh i gatshëm të bisedojë me drejtuesit e Milanit nëse ofrohet ndonjë kontratë e re më e mirë, por nëse jo, ai gjithashtu është i gatshëm të kalojë te ndonjë klub tjetër, me David Beckham që është duke e ftuar atë në kampionatin amerikan MLS.

“Milani ka propozuar një kontratë të re deri në vitin 2013 dhe ne kemi thënë se do të flasim për këtë në dhjetor. Asgjë nuk ka ndryshuar për ne. Ne nuk do të flasim me klubet tjera nëse Milani mban këtë qëndrim. Ne kemi marrëdhënie të mira me Milanin dhe vëllai im (Ronaldinho) dëshiron të qëndrojë këtu”.

“MLS? Ne kemi takuar njerëz në ShBA dhe sigurisht që David Beckham është duke bërë presion që Ronaldinho të transferohet atje sa më shpejtë. Nëse nuk arrijmë ndonjë marrëveshje, MLS është një opsion i mirë për sezonin e ardhshëm”, deklaroi De Assis për CalcioMercato. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Ndërkombëtare
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

La Liga
“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

La Liga
Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Ligat tjera
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Kalo në kategori