LAJMI I FUNDIT:

Moggi: Futbolli italian ka vdekur

Moggi: Futbolli italian ka vdekur

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, ka akuzuar presidentin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abete, për vrasje të futbollit italian.

“Të godas në drejtim të Abetes tani do të ishte sikurse t’ia merrja tjegullën e fundit një shtëpie që është shembur. Futbolli italian po rebelohet ndaj vendimeve absurde të një njeriu që ngadalë por sigurt po e vret futbollin italian”.

“Euro 2012, Euro 2016, Sepp Blatter që ia jep prezantimin e Botërorit Patrick Vieiras, Dështimi i Donadonit në Euro 2008 dhe katastrofa në Afrikën e Jugut. A është kjo e mjaftueshme? Jo”.

“Ne gjithashtu duhet ta shtojmë faktin se ne e kemi ndërruar përzgjedhësin e kombëtares, përderisa tjetri ishte në krye të detyrës. Këto ishin strategji vrastare të palogjikshme”.


“Futbollit italian i ka ardhur në maje të hundës Abete, jo mua që jam në të kaluarën, por kampionatit të futbollit dhe 20 presidentëve të saj. Lutem që dikush të na shpëtojë”, shkroi Moggi në një nga opinionet e tij për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/