LAJMI I FUNDIT:

Silva: Garrido më bindi të kaloja te City

Silva: Garrido më bindi të kaloja te City

Transferi i ri i Manchester Cityt, David Silva, ka pranuar se ish-bashkëlojtari i tij në kombëtaren U-21 të Spanjës, Javier Garrido, e kishte bindur atë të kalonte te Manchester City.

“Unë dhe ai kemi luajtur së bashku në përfaqësuesen U-21 të Spanjës dhe kështu kemi pasur marrëdhënie të mira, kështu që i telefonova atij për ta pyetur për Cityn dhe se si janë gjërat këtu në Mançester”, theksoi Silva që shtoi se ai do të ishte i kënaqur nëse City kualifikohet në Ligën e Kampionëve, apo nëse e fiton një titull sezonin e ardhshëm.

David Silva u transferua te Manchester City nga Valencia për 30 milionë euro. /Telegrafi/