LAJMI I FUNDIT:

Podolski: Nuk më interesojnë klubet tjera

Podolski: Nuk më interesojnë klubet tjera

Sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski, ka thënë se dëshira e tij është që të qëndrojë te klubi i tij i fëmijërisë, së paku për disa sezone në të ardhmen e afërt.

“Tani jam në pushime. Më pas do të ndezi motorët për Kolnin. Natyrisht, ka oferta nga klube tjera. Por, nuk jam i interesuar”.

“Unë dua të bëj një hap të madh me klubin tim në sezonin e ardhshëm. Ndoshta ne do të befasojmë dhe do të kualifikohemi për Europa League. Tifozët tanë të mrekullueshëm e meritojnë atë”, ka thënë Podolski duke heshtur spekulimet se mund të kalojë te Milani. /Telegrafi/