LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Adriano lojtar i Barcelonës

Zyrtare: Adriano lojtar i Barcelonës

Barcelona ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka transferuar mbrojtësin e shumanshëm të Sevillas, Adriano, për një shumë prej 9.5 milionë eurosh, duke përfshirë dhe 4 milionë euro tjera në bazë të paraqitjeve të brazilianit.

Adriano është lojtar që në gjashtë sezonet sa luajti në La Liga, kishte luajtur në pozita të ndryshme. Ai pritet t’i shërbejë Barcelonës si mbrojtës i krahut të majtë, gjë për të cilën dhe e transferuan Blaugranët.

Braziliani pritet që të kompletojë transferimin e tij me testin mjekësor dhe prezantimin para mediave të shtunën, ndërsa ky transfer shihet si një hap i mirë për t’i dhënë disiplinë, shpejtësi dhe kreativitet krahut të majtë të moshuar nën Eric Abidalin dhe Maxwellin.

Adriano pritet të përdoret ashtu si Daniel Alves, për harkime në zonë, apo si zëvendësues potencial për Daniel Alvesin në krahun e djathtë ose për Lionel Messin nëse ndonjë prej këtyre lëndohet. /Telegrafi/