LAJMI I FUNDIT:

Sneijder: Nuk mendoj Topin e Artë

Sneijder: Nuk mendoj Topin e Artë

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka thënë se ai nuk është duke menduar për FIFA Topin e Artë, aq sa po mendon të martohet me të fejuarën e tij Yolanthe.

“FIFA Topi i Artë? Për momentin as që dua të mendoj për atë. Unë do të martohem nesër dhe unë kam gjëra të tjera në mendje”, theksoi Sneijder.

Sneijder do të martohet në Castelnuovo Berardegna afër Sienas, ndërsa shpreson se Siena do të jetë vend me fat për të, sepse Siena është vendi ku Interi e fitoi Scudetton sezonin e kaluar. /Telegrafi/