LAJMI I FUNDIT:

Blanc të bëj ndryshime të mëdha

Blanc të bëj ndryshime të mëdha

Laurent Blanc dëshiron të shtrojë autoritetin e tij si përzgjedhës i Francës që në sfidën e parë me Norvegjinë, ndeshje për e cila zhvillohet në gusht dhe për të cilën ai ka vendosur të mos ftojë asnjë prej futbollistëve që ishin pjesë e Botërorit.

Nën drejtimin e Raymond Domenech, Franca pësoi një katastrofë në Botërorin, Afrika e Jugut 2010, ndërsa Laurent Blanc shihet si njeriu shpëtimtari. Ai tashmë ka vendosur që të lë në shtëpi 23 futbollistët që ishin pjesë e kombëtares gjatë Botërorit, për sfidën miqësore ndaj Norvegjisë.

Gjatë kohës së tij në Bordeaux, Blanc nuk mori shpesh vendime kontroverse, por kurrë nuk iu tremb syri që ta largojë një mbrojtës për një sulmues. Mungesa e lidershipit nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) siç duket e ka detyruar përzgjedhësin e ri Laurent Blanc, të tregojë se kush është bosi. /Telegrafi/