LAJMI I FUNDIT:

Voller: Ballack ta çojë përpara Leverkusenin

Voller: Ballack ta çojë përpara Leverkusenin

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Rudi Voller, beson se transferimi i Michael Ballackut përbën një gjë shumë të rëndësishme për klubin gjerman, pasi që ja shton klasin transferimi i mesfushorit të hekurt gjerman.

“Ballack mund të na çojë përpara dhe ne mund të përmirësohemi me të. Ai mund të na sjellë cilësitë e tija në një ekip funksionues. Ballack është në formë fizike dhe do të luajë këtu në formën më të mirë”.

“Fakt është që Ballack tani ka më shumë dëshirë dhe kjo është mirë për ne. Tani ai dëshiron të dëshmohet edhe pse ai nuk ka më se çfarë të dëshmojë, sepse të gjithë e njohim”, ka thënë Voeller. /Telegrafi/