LAJMI I FUNDIT:

Mata i gatshëm për një rol më të madh në Valencia

Mata i gatshëm për një rol më të madh në Valencia

Mesfushori i Valencias, Juan Mata, është i kënaqur që do të marrë përgjegjësi shtesë në sezonin e ardhshëm.

Me David Silva dhe David Villa që janë larguar, Mata e di se ai mund të ketë një rol më të madh të liderit.

“Qëllimi i çdo lojtari është të përmirësohet dhe t’I tejkalojë me sukses sfidat, andaj unë nuk kam frikë [të bëhem figurë kyçe]. Si 22-vjeçar dhe me tre vite në klub, mendoj se kam luajtur shumë ndeshje dhe kam pasur disa të rëndësishme, andaj nuk kam frikë aspak. Kjo vetëm më motivon”, ka thënë Mata për Super Deporte. /Telegrafi/