LAJMI I FUNDIT:

FIFA publikon formacionin e Botërorit

FIFA publikon formacionin e Botërorit

FIFA ka publikuar formacionin e përbërë prej futbollistëve më të mirë gjatë Kampionatit Botëror, ndërsa futbollistët e përfshirë në këtë formacion janë të gjithë të ekipeve gjysmëfinaliste pos brazilianit Maicon.

Formacioni më i mirë dhe trajneri i Botërorit, u votuan nga vizitorët e faqes zyrtare të organit më të lartë të futbollit botëror, FIFA.

Formacioni më i mirë i Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010:

Portier: Iker Casillas (Spanjë)


Mbrojtës: Philipp Lahm (Gjermani), Carles Puyol (Spanjë), Sergio Ramos (Spanjë), Maicon (Brazil)

Mesfushorë: Wesley Sneijder (Holandë), Bastian Schweinsteiger (Gjermani), Andres Iniesta (Spanjë), Xavi (Spanjë)

Sulmues: David Villa (Spanjë), Diego Forlan (Uruguai)

Trajneri më i mirë: Vicente Del Bosque (Spanjë)