LAJMI I FUNDIT:

Zamparini: Cavani lojtar i Napolit

Zamparini: Cavani lojtar i Napolit

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka vazhduar me trendin e tij të vjetër të konfirmimit të transferimeve para të gjithëve, ndërsa tani në radhë ishte kalimi i uruguaianit Edison Cavani te Napoli.

“Ekziston një marrëveshje mes Palermos dhe Napolit”, theksoi Zamparini për Il Mattino.

“Më vjen keq që duhet ta forcoj një konkurrent direkt, por Cavani absolutisht nuk deshi të qëndronte te Palermo, sepse këtu kishte disa incidente aspak të mirëpritura dhe prandaj ne i kemi premtuar se do ta shesim dhe tani e kemi kryer obligimin tonë”, përfundoi ai. /Telegrafi/