LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen gjysmëfinalistet e Kosova Ladies Open

Zbulohen gjysmëfinalistet e Kosova Ladies Open

Turneu i tenisit Kosova Ladies Open, që është duke u organizuar nga Federata e Tenisit dhe klubi i tenisit Prishtina për kategorinë e femrave nën moshën 16 vjeçare, ka zbuluar gjysmëfinalistet e turneut të sivjetmë.

Këtë vit Kosova Ladies Open po mbahet në fushat e Shkollës Fillore “Ismajl Qemajli”, ku morën pjesë teniste si nga vendi ashtu dhe nga diaspora, e të cilat kanë treguar një cilësi të lartë të lojës.

Agona Shporta – Fjona Polloshka dhe Uma Koshi – Anesa Mustafa janë dy duelet e gjysmëfinales, të cilat zhvillohen të premten në ora 11:00, e të cilat sipas organizatorit pritet të jenë tejet interesante. /Telegrafi/