LAJMI I FUNDIT:

Raul të qëndrojë te Reali?

Raul të qëndrojë te Reali?

Sipas mediave spanjolle, legjenda e Real Madridit, Raul, mund të mos konsiderohet që tani lojtar i Schalkes, pasi që ka gjasa që ai të bindet dhe të vazhdojë qëndrimin në Bernabeu.

Sipas El Mundo Deportivo, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron që ta kthejë në klub Fernando Hierron në ndonjë nga postet drejtuese dhe kjo mund të bëjë që Raul të mos largohet.

Florentino është i bindur se një rol për Hierron do të ishte mjaft i dobishëm për Realin, pasi që Hierro me punën e tij si drejtor teknik i kombëtares spanjolle i ka lënë përshtypje kreut të klubit mbretëror.

Nëse Hierro pajtohet me propozimin e presidentit Perez, atëherë thuhet se ai mund të ndikojë që Raul të qëndrojë edhe për një sezon tjetër. Emërimi i Aitor Karankas si asistent i Jose Mourinhos te Real Madridi thuhet të ketë ardhur si rekomandim nga Fernando Hierro. /Telegrafi/